30.08.2019, 10:29

Muharremaj: Fati i të pagjeturve, troket ende për drejtësinë e atyre që mungojnë në Komunën e Suharekës dhe kudo në Kosovë

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Pagjetur ose të Zhdukur që kësaj radhe vjen me moton “20 vjet pritje, dhimbje dhe krenari”.

Për të kujtuar personat e zhdukur që nga koha e luftës në Kosovë, sot do të organizohen disa aktivitete.

Do të bëhen homazhe tek memoriali i personave të zhdukur para Kuvendit të Kosovës si dhe do të mbahet marshi për të pagjeturit në sheshet e Prishtinës.

Gjithashtu, do të promovohet libri “Të jetosh më kujtimet e të pagjeturve” me rrëfimet e familjarëve të personave të pagjetur.

20 vjet pas luftës, vazhdojnë të jenë të zhdukur mbi 1500 persona, fati i të cilëve nuk është ndriçuar ende.

Dhimbjën më familjarët e të pagjeturve e ndanë shumë krerë instuticional, komunal e qytetarë të Kosovës.

Edhe kryetari i komunës se Suharekës, Bali Muharremaj i kujton personat e zhdukur, duke shpreh dhimbje dhe shprehet se të gjithë duhet të bëhemi bashkë më një zë , për ta zbardhur të vërtetën e një krimi që na e shpalos kujtesën dhe na shton pikëllimin.

LEXO EDHE:  Dhjetëra ftesa të reja nga Gjykata Speciale, ftohet një veteran nga Suhareka

Postimi i plotë:

“Ata na mungojnë gjithmonë. 
Në ditët, muajt dhe vitet, e kemi bashkë brengën e cila na përcjellë viteve me radhë.

Dhimbja shtohet edhe më tepër, kur shohim që familjet e tyre ende e kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë për ta.

Në ditën ndërkombëtare për personat e zhdukur, ne bëhemi bashkë në thirrje me një zë, për ta zbardhur të vërtetën e një krimi që na e shpalos kujtesën dhe na shton pikëllimin.

Fati i të pagjeturve, troket ende për drejtësinë e atyre që mungojnë në Komunën e Suharekës dhe kudo në Kosovë.”

Bali Muharremaj

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.