30.10.2019, 10:56

Muharremaj diskutoi me stafin e Drejtorisë për Shërbime Pronësore Juridike dhe Kadastër për metoda më efektive për shërbime më efikase për qytetarët

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, sot e ka filluar ditën duke e vizituar drejtorinë për Shërbime Pronësore Juridike dhe Kadastër.

Ai ka takuar drejtorin dhe stafin e kësaj drejtorie, me të cilët ka bashkëbiseduar për ecurinë e punëve në këtë drejtori dhe për shërbimet efikase ndaj qytetarëve.

Kryetari Muharremaj, gjatë takimit është shprehur: “Me stafin e Drejtorisë për Shërbime Pronësore Juridike dhe Kadastër, diskutuam sot, po bisedojmë për metodat më praktike dhe efektive që t’iu shërbejmë qytetarëve sa më mire”.

“Ne do të japim maksimumin që kërkesat e tyre të shqyrtohen brenda afateve kohore”, ka përfunduar, kryetari Muharremaj.

LEXO EDHE:  Moti sot në Suharekë, kështu priten të jenë temperaturat
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.