Moti sot në Suharekë

17.06.2019

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve moti do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Sipas institutit, kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot jostabil, të shoqëruar me reshje shiu, stuhi lokale dhe shkarkime rrufesh. “Në fushat termike do të ketë rënie për disa gradë, por kjo […]

Moti sot në Suharekë Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve moti do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Sipas institutit, kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot jostabil, të shoqëruar me reshje shiu, stuhi lokale dhe shkarkime rrufesh.

“Në fushat termike do të ketë rënie për disa gradë, por kjo gjendje nuk do të ndikoj edhe në temperaturat minimale, të cilat do të vazhdojnë të mbeten të njëjta me ditët e fundit, minimalet në Komunën e Suharekës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-13m/s”, thuhet në njoftim.