10.08.2019, 14:06

Moti për pesë ditët e ardhshme në Suharekë

Në Suharekë sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit gjatë javës në vijim parashihet të mbajë mot kryesisht i nxehtë.

Derisa sot në Suharekë maksimalet do të arrijnë në 33-35 gradë Celsius, fundjava dhe fillimi i javës së ardhshme parashihet të jetë edhe më e nxehtë.

Ndërsa nesër në Suharekë, temperaturat minimale janë ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius.

Java e ardhshme do të mbizotërojë me mot të nxehtë, ku në ditën e hënë temperaturat minimale priten të jenë 16-19 gradë celsius ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 38 gradë celsius.

Dita e martë do të jetë edhe më i nxehtë ku temperaturat maksimale do të arrijnë vlerën deri në 39 gradë celsius.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!

LEXO EDHE:  Moti sot në Suharekë

Kurse në ditën e mërkurë si dhe në ditën e enjte do të ketë rënie të temperaturave dhe me mundësi për riga lokale shiu ku minimalet do të lëvizin nga 14-17 gradë celsius ndërsa maksimalet deri në 32 gradë celsius.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për asnjë shtresë të popullatës, që nënkupton se shmangja  nga rrezet e diellit nga ora 9-17 do të ishte e preferueshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales. Indeksi UV në kufijtë e rrezikut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe jugperëndimi.