27.10.2019, 22:46

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Suharekë

Nesër në vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë, edhe pse mund të ketë ulje të lehta të temperaturave, prapëseprapë mbetet mjaft nxehtë për këtë periudhë kohore.

Pasnesër në tërë rajonin pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shfaqje të vranësirave në veri të rajonit tonë, ndërsa kthjellimet do të vazhdojnë në jug . Do të vazhdojë të jetë relativisht nxehtë.

Nga e mërkura pritet destabilizim i motit. Do të kemi shtim të vranësirave të cilat nga Kosova  do të shtrihen gradualisht në tërë rajonin. Priten ulje të temperaturave dhe reshje të dobëta shiu në disa rajone në Kosovë, kurse në viset tjera edhe e mërkura do të mbetet kryesisht e thatë.

LEXO EDHE:  Moti sot në Suharekë, kështu priten të jenë temperaturat

Të enjten në tërë rajonin do të kemi mot plotësisht të vranët dhe me reshje shiu, ndërsa në viset malore do të ketë reshje bore.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.