Mërgimtari nga Suhareka humb jetën në Itali

14.12.2018

Zyber Curri 48 vjeçar nga Samadraxha e Suharekës ka humbur jetën tragjikisht në vendin e tij të punës në Val Cavargna të provincës së Komos. Mediat italiane raportojnë se  aksidenti i rëndë ka ndodhur gjatë punës në afërsi të provincës Cavargna me ç`rast 48 vjeçari ka rënë nga një lartësi prej dy metra e gjysmë […]

Mërgimtari nga Suhareka humb jetën në Itali Foto: Ilustrim

Zyber Curri 48 vjeçar nga Samadraxha e Suharekës ka humbur jetën tragjikisht në vendin e tij të punës në Val Cavargna të provincës së Komos.

Mediat italiane raportojnë se  aksidenti i rëndë ka ndodhur gjatë punës në afërsi të provincës Cavargna me ç`rast 48 vjeçari ka rënë nga një lartësi prej dy metra e gjysmë në një gropë.

Ekipi mjekësor ka konstatuar se Zyber Curri  ka vdekur në vendin e ngjarjes. Policia italiane është duke e hetuar rastin, ndërsa  prokurori i Comos ka hapur hetim për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Familja e 48 vjeçarit kishte shkuar në Itali gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Sipas mediave italiane menjëherë një helikopter ka dalë në vendin e ngjarjes nga Sondrio.