Për herë të tretë në Kosovë, më 18 qershor organizohet Karnavali “Golden Eagle”

31.03.2022

Karnavali “Golden Eagle” i cili  ka për qëllim të kthej festën e vjetër pagane, për t’i ruajtur vlerat e vjetra dhe për t’i promovuar ato të reja do të organizohet për herë të tretë më 18 Qershor të këtij viti. Pronari i kompanisë Frutex, z. Shaqir Palushi kishte thënë se pjesëmarrja e madhe në karnavalet […]

Për herë të tretë në Kosovë, më 18 qershor organizohet Karnavali “Golden Eagle” Foto: Ilustrim

Karnavali “Golden Eagle” i cili  ka për qëllim të kthej festën e vjetër pagane, për t’i ruajtur vlerat e vjetra dhe për t’i promovuar ato të reja do të organizohet për herë të tretë më 18 Qershor të këtij viti.

Pronari i kompanisë Frutex, z. Shaqir Palushi kishte thënë se pjesëmarrja e madhe në karnavalet e mëparshme i obligon ata që këtë karnaval ta organizojnë çdo vit, derisa kishte shtuar se do t’i japin atij dimension ndërkombëtar.

Sipas tij qytetarët e Kosovës dhe vendeve të tjera tani kanë një arsye më shumë për ta vizituar Komunën e Suharekës. “Organizimi i karnavalit ka për qëllim kthimin e një feste të vjeter pagane për ti ruajtur vlerat e vjetra, por edhe për ti promovuar ato të reja. Kosovës i ka munguar një festë e tillë e cila organizohet nga shumë vende në botë dhe mendoj që Suhareka e meriton të jetë nikoqire e saj.

“Prania juaj e madhe na obligon që këtë festë ta bëjmë të përhershme, të përvitshme dhe t’i japim dimension ndërkombëtar. Besoj që viteve të tjera do të ketë prani edhe të grupeve nga rajoni. Besoj që qytetarët jo vetëm të Kosovës do të kenë edhe një arsye me shume të vizitojnë Suharekën”, kishte bërë të ditur Palushi.