Mbështetje e arsimit profesional në Suharekë

22.10.2019

Përfaqësuesit e projektit “ALLED 2”, që mbështetet dhe implementohet nga ADA austriake, e bashkëfinancuar edhe nga BE, sot kanë ardhur në SHMT “Skender Luarasi”, në Suharekë, për t’a realizuar një vizitë pune. Përfaqësues nga nga ky porojet janë z.Agon Dula dhe z.Anton Gojani, të cilët janë pritur nga drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës […]

Mbështetje e arsimit profesional në Suharekë Foto: Ilustrim

Përfaqësuesit e projektit “ALLED 2”, që mbështetet dhe implementohet nga ADA austriake, e bashkëfinancuar edhe nga BE, sot kanë ardhur në SHMT “Skender Luarasi”, në Suharekë, për t’a realizuar një vizitë pune.

Përfaqësues nga nga ky porojet janë z.Agon Dula dhe z.Anton Gojani, të cilët janë pritur nga drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës z.Remzi Bytyqi dhe nga drejtori i kësaj shkolle z.Hamdi Bytyqi si dhe nga mësimdhënësit e kësaj shkolle.

Ky projekt mbështet arsimin profesional në Kosovë dhe se qëllimi i kësaj vizite është hapja e mundësive për bashkëpunim dhe përkrahje të SHMT “Skender Luarasi”, për 4 vitet e ardhshme.

Projekti përkrah harmonizimin e arsimit professional për tregun e punës.