Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, ja çfarë ka kërkuar nga ta kryetari Bali Muharremaj

11.11.2019

Sot në Komunën e Suharekës është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve. Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, që u mbajt sot, u diskutuar për punët e secilës drejtori. Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, ka kërkuar nga të gjithë drejtorët që punët e filluara të përfundojnë me afat, para […]

Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, ja çfarë ka kërkuar nga ta kryetari Bali Muharremaj Foto: Ilustrim

Sot në Komunën e Suharekës është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve.

Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, që u mbajt sot, u diskutuar për punët e secilës drejtori.

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, ka kërkuar nga të gjithë drejtorët që punët e filluara të përfundojnë me afat, para përfundimit të vitit.

Po ashtu kryetari Muharremaj ka kërkuar edhe angazhim shtesë nga vartësit e tij, që të jenë sa më shumë në terren në mbikqyrjen e punëve.

Të gjithë drejtorët kanë deklaruar se punët janë duke vazhduar sipas parashikimeve dhe se do të përfundojnë me kohë.