14.05.2019, 12:47

LVV – Komunës: Përpos njoftimeve të ndërmarrura në Facebook të marrin masat konkrete në teren

Duke u bazuar në paralajmrimet e Institutit Hidrometeorologjik, që në ditët në vazhdim do të ndodhin të reshura të mëdha në pjesën perëndimore dhe jugore të Kosovës dhe duke e pasur të freskët vërshimin e vitit të kalur që shkaktoi dëme të mëdha në Komunën e Therandës.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Therandë shpreh shqetësim për gjendjen aktuale të lumit kryesor të qytetit. 
Aktualisht lumi është i bllokuar nga zhavori e dheu, rreshjet e paralajmrura për 72 orë me sasi >30 – 50 mm si rezultat i pamundësisë së lëvizjes nëpër lum mund të vërshojnë lagjen për rreth dhe pastaj tërë qytetin, ashtu siç ka ndodhur vitin e kalur

Bëjmë thirrje për organet kompetente të Komunës së Therandës që përpos njoftimeve të ndërmarrura në Facebook të marrin masat konkrete në teren e të cilat janë të nevojshme për ti përballuar vërshimet e tilla, thuhet në njoftimin e LVV dega në Suharekë.

/SuharekaOnline/