LVV e Suharekës: Vazhdon keqtrajtimi i nxënësve të Nishorit, kompania paguhet 190 euro në ditë

12.11.2019

Lëvizja Vetëvendosje dega Therandë me anë të një reagimi në Facebook thuhet se ende vazhdon keqtrajtimi i nxënësve të shkollës fillore të fshatit Nishor. Edhe përkundër shqetësimeve të ngritura muaj më parë nga prindërit, ende vazhdon keqtrajtimi i nxënësve të shkollës fillore të fshatit Nishor, mbi 70 nxënës ende detyrohen të hypin në një miniautobus […]

LVV e Suharekës: Vazhdon keqtrajtimi i nxënësve të Nishorit, kompania paguhet 190 euro në ditë Foto: Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje dega Therandë me anë të një reagimi në Facebook thuhet se ende vazhdon keqtrajtimi i nxënësve të shkollës fillore të fshatit Nishor.

Edhe përkundër shqetësimeve të ngritura muaj më parë nga prindërit, ende vazhdon keqtrajtimi i nxënësve të shkollës fillore të fshatit Nishor, mbi 70 nxënës ende detyrohen të hypin në një miniautobus që ka ulëse për vetëm 40 persona.

Operatori ekonomik kontraktues “SHQIPRONI TOURS” paguhet 190€ në ditë për bartjen e nxënësve të lagjeve të fshatit Nishor deri tek shkolla dhe anasjelltas (27km vajtje, ardhje).

Komuna sa më parë duhet të merr masa ndaj operatorit ekonomik “SHQIPRONI TOURS” i cili është në pronësi të kryetarit të forumit rinor të AAK-së dega në Therandë.

Për këtë keqtrajtim të nxënësve, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Therandë kishte reaguar edhe në muajin Prill.

Ja reagimi i plotë i LVV-së dega Therandë në muajin prill, për të njëjtin rast:

“Kryetari i të rinjëve të AAK-së shpërblehet me 190€ në ditë si dhe një vend pune.
Operatori ekonimik “SHQIPRONI TOURS” paguhet 190euro në ditë për bartjen e nxënësve të lagjeve të fshatit Nishor deri tek shkolla dhe anasjelltas (27km vajtje, ardhje).
Mbi 70 nxënës detyrohen të hypin në një miniautobus që ka ulëse për vetëm 40 persona.
Në total: Me 186 ditë pune me nga 190€ për secilen ditë, vlera e përgjithëshme e kësaj kontrate peshon hiq më pak se 35,340.00€.
Kjo bartje e nxënësve në këtë mënyrë sigurisht që është shqetësuese edhe për prindërit e këtyre nxënësve andaj për këtë duhet që sa më parë të merren masa ndaj operatorit ekonomik “SHQIPRONI TOURS”.
Ky operator ekonomik është në pronësi të kryetarit të forumit rinor të AAK-së dega në Therandë i cili përpos kësaj kontrate u shpërblye edhe me një vend pune në Drejtorinë e Shërbimeve Publike.
Shqipron Bytyqi vlerësohet me më së shumti pikë nga paneli negociues, panel i cili në përbërje ka pasur dy zyrtar komunal të cilët janë pjesë e strukturave të AAK-së, Isuf Hajdari dhe Fatos Kuqin, pra dy anëtar të AAK-së e vlersojnë më së shumti një anëtar të AAK-së.
Kjo qeverisje aktuale në Komunën e Therandës është e fokusuar vetëm në përfitime të anëtarëve të AAK-së, si nëpërmjet tenderëve të manipuluar, ashtu edhe nëpërmjet punësimit të anëtarëve të AAK-së
“.