Legalizimi i objekteve të ndërtuara pa leje ndërtimore, komuna lëshon çertifikatat e para

15.11.2019

Komuna e Suharekës, respektivisht Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim ka lëshuar sot çertifikatat e para të legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje ndertimore. Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim, ka nënshkruar sot 4 çertifikatat e para për legalizimin e objekteve me destinim banim individual dhe afarizëm-kategoria I, të trajtuara me ligjin e ri për trajtimin […]

Legalizimi i objekteve të ndërtuara pa leje ndërtimore, komuna lëshon çertifikatat e para Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës, respektivisht Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim ka lëshuar sot çertifikatat e para të legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje ndertimore.

Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim, ka nënshkruar sot 4 çertifikatat e para për legalizimin e objekteve me destinim banim individual dhe afarizëm-kategoria I, të trajtuara me ligjin e ri për trajtimin e objekteve të ndërtuara pa leje ndërtimore.

Në shqyrtim e sipër janë edhe 15 kërkesa të tjera për legalizim. Njëkohësht u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve t’a shfrytëzojnë mundesinë dhe t’a legalizojnë ndërtimin.