Kthehet i ftohti mbi vendin tonë

12.03.2019

Temperaturat nën zero dhe reshjet e borës janë kthyer mbi vendin tonë. Mbrëmja e së hënës e filluar me skllotë e ka zbardhur mëngjesin e së martës me borë. Bora ka zbardhur shumë prej qyteteve të Kosovës, ndërsa edhe temperaturat janë ulur ndjeshëm. Moti për sot parashikohet kryesisht i vranët dhe me erë. Paradite priten […]

Kthehet i ftohti mbi vendin tonë Foto: Ilustrim

Temperaturat nën zero dhe reshjet e borës janë kthyer mbi vendin tonë. Mbrëmja e së hënës e filluar me skllotë e ka zbardhur mëngjesin e së martës me borë.

Bora ka zbardhur shumë prej qyteteve të Kosovës, ndërsa edhe temperaturat janë ulur ndjeshëm.

Moti për sot parashikohet kryesisht i vranët dhe me erë. Paradite priten reshje të dobëta bore, që gjatë ditës do të pushojnë.

Temperaturat do të lëvizin me minimalen -4 gradë celsius, ndërsa maksimalja e ditës do të shënojë 6 gradë celsius.

Por këto temperatura pritet të zgjasin vetëm gjatë ditës së martë ngase nga e mërkura pritet rritje e tyre.