Kryetari Muharremaj nuk pranoi cilësi të dobët, sot u shtrua rruga e re cilësore

13.07.2019

Kaluan vetëm dy ditë pasi që Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, kishte reaguar për cilësinë e dobët të punimeve, por siç duket ky reagim ka pasur efekt pozitiv tek kompanitë kontraktuese. Kryetari Muharremaj kishte reaguar për rrugën “Qeshmja e Cufës” në fshatin Samadrexhë, ku edhe vet ai kishte dalur në terren për ta […]

Kryetari Muharremaj nuk pranoi cilësi të dobët, sot u shtrua rruga e re cilësore Foto: Ilustrim

Kaluan vetëm dy ditë pasi që Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, kishte reaguar për cilësinë e dobët të punimeve, por siç duket ky reagim ka pasur efekt pozitiv tek kompanitë kontraktuese.

Kryetari Muharremaj kishte reaguar për rrugën “Qeshmja e Cufës” në fshatin Samadrexhë, ku edhe vet ai kishte dalur në terren për ta kontrolluar se a ishte shtruar asfalti ashtu siç është paraparë, por kjo rrugë nuk ishte e shtruar sipas paramasës.

Kryetari Muharremaj e kishte ndalur punën që po bëhej në këtë rrugë, duke kërkuar rregullimin  e saj sipas përmasave të duhura në mënyrë që cilësia e asfaltit të ishte e mirë.

Sot është vendosur asfalti i ri me cilësi të lartë dhe me parametra ashtu siç është kërkuar.

“Rruga “Qeshmja e Cufës” në Samadrexhë nuk është rregulluar sipas paramasës. Sot kam dal në teren dhe kemi bërë matjet, ku trashësia e asfaltit ndryshon. Kjo punë nuk pranohet.Verifikimi i punëve në teren do të vazhdoj dhe nuk do të ketë tolerime”, kishte shkruar Muharremaj në reagimin e tij në Facebook.