14.08.2019, 10:53

Kryetari Muharremaj takim koordinues me mirëmbajtësit e hapsirave publike nëpër fshatra

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, sot ka takuar mirëmbajtësit e hapsirave publike të fshatrave, me të cilët ka bashkëbiseduar për punën e tyre që ata po bëjnë nëpër fshatrat e tyre.

Kryetari Muharremaj, ka kërkuar nga ata të respektohet marrëveshja e lidhur mes tyre dhe Komunës së Suharekës.

Prezent, në takim ka qenë edhe drejtori i Administratës z.Driton Maliqaj, i cili është edhe koordinues i kësaj marrëveshje si dhe përfaqësues nga Ekoregjioni.

Të kontraktuarit, e kanë falënderuar kryetarin Muharremaj, për angazhimin e tyre në punë dhe për mirëmbajtjen e fshatrave të tyre.

Kryetari Muharremaj ka premtuar se ata do t’i kenë edhe mjetet teknike të punës që i duhen gjatë orarit të punës.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!

LEXO EDHE:  Moti sot në Suharekë