Kryetari Muharremaj: “Ambienti i pastër është obligimi ynë”

12.11.2019

Ekipet e pastrimit janë të angazhuara më tepër se çdo herë tash kur stina e vjeshtës po zhvesh drunjtë duke mbuluar me gjethe hapësirat kudo. Kështu, sot janë pastruar shtigjet e ecjes dhe pjesë tjera të qytetit. Kryetari Muharremaj, prioritet ndër prioritete e ka ambientin e pastër, ai madje këtë e quan edhe obligim, jo […]

Kryetari Muharremaj: “Ambienti i pastër është obligimi ynë” Foto: Ilustrim

Ekipet e pastrimit janë të angazhuara më tepër se çdo herë tash kur stina e vjeshtës po zhvesh drunjtë duke mbuluar me gjethe hapësirat kudo.

Kështu, sot janë pastruar shtigjet e ecjes dhe pjesë tjera të qytetit. Kryetari Muharremaj, prioritet ndër prioritete e ka ambientin e pastër, ai madje këtë e quan edhe obligim, jo vetëm për të parin e Komunës, por për të gjithë neve.

Përmes një postimi në facebook kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se ambienti i pastër është obligimi ynë.

Po ashtu ai shkroi se: “Ne duhet bashkë ta mbrojmë dhe të punojmë në vetëdijesimin e të gjithëve. Secili prej nesh me pak vëmendje mund ta realizojmë qëllimin tonë për Therandën e pastër”.