29.08.2019, 13:31

Kryetari i qytetit të Rapperswil të Zvicrës viziton Suharekën!

Kryetari i Komunës së Rapperswil-it të Zvicrës z.Martin Stöckling, sot e ka vizituar Komunën e Suharekës. Ai është pritur nga kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj dhe stafi i tij.

Në zyrën e kryetarit, ata së bashku më zyrtarë nga të dyja komunat, Rapperswil dhe Suharekë, kanë bashkëbiseduar për ecuritë e punës dhe praktikat punuese të të dyja komunave, me theks të veçantë, për zhvillimin e mëtutjeshëm të Komunës së Suharekës dhe jo vetëm.

Kryetari Muharremaj, i ka uruar mirëseardhje, kryetarit Martin Stöckling dhe e ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme që shteti zvicerian po i bënë Kosovës.

Prezent në këtë takim, ka qenë edhe Konsulli i Republikës së Kosovës në Zurich, z.Visar Rrecaj.

LEXO EDHE:  Artan Sallauka nga Budakova me projekt për ta futur Kosovën në UNESCO, synohet punësimi i 2 mijë personave

Kryetari, e ka njoftuar z.Martin Stöckling, me punën e përditshme që ai bënë si dhe e ka njoftuar për zhvillimin e Komunës së Suharekës, lidhur me projektet e realizuara të deritanishme si dhe me ato që janë në plan të realizohen tutje.

Pas takimit zyrtar, ata së bashku kanë vazhduar me vizita nëpër terren me mbjelljen e disa fidaneve dekorative në qytet dhe duke i vizituar disa projekte të realizuara nga Komuna e Suharekës, si tek: “shtigjet e ecjes“, Parkun e qytetit etj…dhe në disa biznese private që operojnë në Komunën tonë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.