08.05.2019, 14:34

Kremtohet Dita e Shkollës në SHFMU “Shaban Mazreku” në Sopijë

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, znj.Mihrije Suka dhe drejtori i Arsimit z.Remzi Bytyçi, kanë uruar sot nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Shaban Mazreku” në fshatin Sopijë.

Ata krahas urimit kanë shprehur edhe gadishmërinë që të mbështesin këtë shkollë në mënyra të ndryshme dhe kanë uruar që kjo shkollë të jetë shembull për ngrutje të cilësisë në arsim edhe për shkollat tjera.

Po ashtu Nënkryetarja e Suharekës, znj.Mihrije Suka dhe Drejtori i Arsimit, z.Remzi Bytyçi thanë se: “Do të jemi pranë shkollave çdo herë, në mënyrë që ju të keni kushte sa më të mira për mësim dhe arsim cilësor”.

Të pranishmit për pjesëmarrje, i ka falënderuar kolektivi i SHFMU “Shaban Mazreku”. Manifestimi në këtë shkollë vijoi me këngë, valle dhe recitale të pergatitura nga nxënësit e kësaj shkolle.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!

/SuharekaOnline/