Komunat me transparencë më të lartë buxhetore, Suhareka e 10-ta

13.09.2019

Instituti GAP ka publikuar raportin “Indeksi i transparencës buxhetore të komunave 2018”. Ky raport prezanton një vlerësim të transparencës buxhetore të komunave në Kosovë duke i renditur komunat në bazë të performancës më të mirë. Sipas këtij raporti, transparenca buxhetore e komunave në vitin 2018 ishte në një nivel më të lartë se në vitet e […]

Komunat me transparencë më të lartë buxhetore, Suhareka e 10-ta Foto: Ilustrim

Instituti GAP ka publikuar raportin “Indeksi i transparencës buxhetore të komunave 2018”.

Ky raport prezanton një vlerësim të transparencës buxhetore të komunave në Kosovë duke i renditur komunat në bazë të performancës më të mirë.

Sipas këtij raporti, transparenca buxhetore e komunave në vitin 2018 ishte në një nivel më të lartë se në vitet e kaluara, ku mesatarja e pikëve për komunë ishte mbi 52 dhe 71% e komunave kanë mbledhur të paktën gjysmën e pikëve në indeks.

Komuna e Suharekës në indeksin e Institutit GAP për transparencë buxhetore bën pjesë në kuartilin e mesëm të lartë që në indeks marrin 70 pikë apo më pak. Kjo komunë ka publikuar në faqen zyrtare të komunës raportin financiar TM3 dhe raportin financiar vjetor në formatin ‘Excel’. Ndërsa, dokumentet e tjera buxhetore të përfshira në indeks si: raportet financiare TM2 dhe TM3, buxhetin e planifikuar për vitin 2019, listën e përfituesve të subvencioneve, Kornizën Afatmesme Buxhetore 2019-2021 i ka publikuar në formatin ‘PDF’ dhe shumicën e kontratave të nënshkruara si ‘PDF e skanuar’, që e bëjnë më të vështirë përdorimin e këtyre informacioneve nga palët e interesuara.

Komuna e Suharekës ka publikuar rregulloren për ndarjen e subvencioneve dhe ka organizuar së paku katër dëgjime buxhetore me qytetarët për buxhetin e vitit 2019.

Kjo komunë nuk ka publikuar Kartelën Analitike të Kontos, si një ndër dokumentet më të detajuara të shpenzimit të buxhetit. Komuna e Suahrekës nuk është përgjigjur në kërkesën për qasje në informacione të përcjellur nga Instituti GAP.