Herolind Bytyçi
17.04.2019, 12:08

Komuna ndanë 48 kartela parapaguese për biznese

48 bizneset si parapaguesit e parë që kanë përfunduar pagesën ndaj obligimeve komunale, u është dhënë sot kartela parapaguese dhe njëkohësisht janë falënderuar nga kryetari Bali Muharremaj.

Komuna e Suharekës është një institucion që mundohet të ju qëndroj pranë dhe kjo mund të arrihet së bashku me ju, andaj ne u jemi falenderues për obligimet e parapaguara deri më tani, ndaj institucionit të Komunës së Suharekës.

Obligimi tatimor për të cilin ju jeni kujdesur ta kryeni para afatit, e ndihmon Komunën tonë që të inkasoj buxhet të mjaftueshëm, ku sektorët tjerë institucional do ta kthejnë në investime për mirëqenien e qytetarëve.

Bashkë mund ta realizojmë në këtë formë edhe zhvillimin ekonomik, i cili e integron ngritjen ekonomike edhe në shkallë vendi.

Ky bashkpunim ndërlidhet me paisjen tuaj përmes një kartele e cila lëshohet nga Drejtoria për Ekonomi Financa dhe Buxhet.

Ju si shfrytëzues i kësaj kartele, si parapagues i obligimeve tuaja do të keni status prioritar. Pra ju përmes kësaj kartele brenda një viti nuk do të i nënshtroheni procedurave për marrjen e një vërtetimi që keni kryer obligimet , por ju ndalet një kopje e karteles si tatimpagues i rregullt me status prioritar.