Komuna ndan 99.500,00 EURO për 11 shtalla, fton fermerët për aplikim

18.04.2019

Komuna e Suharekës njofton fermerët e Komunës sonë se aplikimi për ndërtimin e shtallave për lopë qumështore fillon nga data: 17.04.2019 dhe vazhdon deri me 26.04.2019. Ndërtimi i shtallave do të bëhet ne dy Lot PJESË ku në Lot Pjesën e 1 është planifikuar të ndërtohen 6 shtalla ndërsa në Lot Pjesën 2 do të […]

Komuna ndan 99.500,00 EURO për 11 shtalla, fton fermerët për aplikim Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës njofton fermerët e Komunës sonë se aplikimi për ndërtimin e shtallave për lopë qumështore fillon nga data: 17.04.2019 dhe vazhdon deri me 26.04.2019.

Ndërtimi i shtallave do të bëhet ne dy Lot PJESË ku në Lot Pjesën e 1 është planifikuar të ndërtohen 6 shtalla ndërsa në Lot Pjesën 2 do të ndërtohen 5 shtalla.

Njësia do të bëjë përzgjedhjen e fermerëve që do tu ndërtohen shtallat dhe projekti do të përfundojë brenda vitit 2019. Janë gjithësejt 11 shtalla të ndara në dy grupe që do të ndërtohen.

Të drejtë aplikim kanë fermerët të cilët posedojnë së paku 8 krerë lopë qumështore.