Komuna e Suharekës fitoi grantin në vlerë prej 100.000 euro

10.01.2019

Komuna e Suharekës është nderuar me Mirënjohje, për kontributin e dhënë në fushatën “Ta pastrojmë Kosovën 2018” që ka zgjatur nga data 15 shtator deri me 15 dhjetor 2018, po ashtu sot Komuna e Suharekës për aktivitetin e pastrimit, fitoi grantin në vlerë prej 100.000 euro. Siç bëhet e ditur, Komuna e Suharekës gjatë një […]

Komuna e Suharekës fitoi grantin në vlerë prej 100.000 euro Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës është nderuar me Mirënjohje, për kontributin e dhënë në fushatën “Ta pastrojmë Kosovën 2018” që ka zgjatur nga data 15 shtator deri me 15 dhjetor 2018, po ashtu sot Komuna e Suharekës
për aktivitetin e pastrimit, fitoi grantin në vlerë prej 100.000 euro.

Siç bëhet e ditur, Komuna e Suharekës gjatë një aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” e cila zgjati nga data 15 Shtator deri më 15 Dhjetor 2018, kjo sipas ‘Lets Do It’ Suhareka ishte vendi më aktiv përgjatë këtij aktiviteti, ku dje është shpërblyer me mirënjohje dhe sot u shpërblye me një grant në vlerë 100.000 euro.

Kjo Mirënjohje dhe ky grant fitues është edhe një motivim më shumë në punën e mirë që po bënë Komuna e Suharekës për përmirësimin e ambientit në çdo cep të saj.

Moto e kësaj fushate ishte: “Së bashku mund ta bëjmë vendin tonë më të mirë për të jetuar”.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj me anë të një postimi në llogarin e tij zyrtare në Facebook ai u shpreh falenderues qytetarëve, bizneseve, subjekteve politike, dhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë aktivitet.