Kompania VEHA n’aksion në pastrimin e trotuarëve në Suharekë

10.01.2019

Pavarësisht reshjeve të vazhdueshme të borës dhe intensitetit të lartë të saj Komuna e Suharekës së bashku me kompanitë vullnetare për pastrimin e rrugëve dhe trotuarëve është mobilizuar qysh në orët e hershme të mëngjesit, Kompania ‘VEHA’ tashmë ka filluar të pastrojë trotuarët brenda qytetit. Sipas planit operativ të Komunës së Suharekës për pastrimin e […]

Kompania VEHA n’aksion në pastrimin e trotuarëve në Suharekë Foto: Ilustrim

Pavarësisht reshjeve të vazhdueshme të borës dhe intensitetit të lartë të saj Komuna e Suharekës së bashku me kompanitë vullnetare për pastrimin e rrugëve dhe trotuarëve është mobilizuar qysh në orët e hershme të mëngjesit, Kompania ‘VEHA’ tashmë ka filluar të pastrojë trotuarët brenda qytetit.

Sipas planit operativ të Komunës së Suharekës për pastrimin e fshatrave dhe qytetit, kompania ‘VEHA’ është në detyrë të pastrojë qytetin e Suharekës dhe trotuarët.

Kjo kompani tashmë ka filluar pastrimin e trotuarëve nga bora në komunën e Suharekës, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të lëvizin nëpër trotuare.