06.11.2019, 11:01

Kanë filluar punimet në ndërtimin e Sheshit qendror të qytetit

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar në konferencën informuese rreth Projektit:” Ndërtimi i rrugës Brigada 123 – Sheshi i qytetit” që u organizua në Komunën e Suharekës, sot kanë filluar punimet në ndërtimin e Sheshit qendror të qytetit.

Suhareka do të ketë një shesh i cili do të shtrihet në një sipërfaqe bukur të madhe dhe do të bllokojë rrugën nëpërmes qendrës së qytetit.

Sheshi do të nis nga udhëkryqi te Bodrumi i Verës dhe postës së qytetit, kalon tek Ura e Madhe dhe përfundon te vendi që quhet Ura e Vogël, ose pranë objektit të zjarrfikësve.

Me realizimin e këtij Projekti, qyteti do të jetë më i bukur, më funksional dhe më atraktiv për të gjithë. Përderisa janë duke u zhvilluar punimet deri në përfundimin e tyre, kërkohet mirëkuptim nga qytetarët për shkak se ata ( sidomos ngasësit e automjeteve) janë të detyruar të shfrytëzojnë rrugët alternative të qytetit.

LEXO EDHE:  Rritet siguria për qytetarët e Komunës së Suharekës
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.