15.05.2019, 0:43

Kalon rreziku nga vërshimet, e mërkura vranët me riga lokale shiu

Të mërkurën mbi vendin tonë, sipas meteorologëve, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu të intensitetit të dobët.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius.

/SuharekaOnline/