29.10.2019, 20:10

Ja si do të jetë moti në Suharekë gjatë dy ditëve të fundit të tetorit

Fronti i ftohtë që po depërton nga veriu i kontinentit ka filluar të shtrihet në pjesët veriore të rajonit, e ditëve në vijim gradualisht do të kalojë edhe mbi vendin tonë.

Shërbimi i meteorologjisë paralajmëron se “në ditët e fundit të muajit tetor do të mbajë mot kryesisht me vranësira, e të mërkurën mbrëma dhe pas mesnate mundësi për riga lokale shiu”

“Temperaturat gradualisht pritet të zbresin rreth vlerave mesatare, ndërsa ditën e enjte ndjeshëm nën këto vlera”, bën të ditur PW.

Sipas parashikimeve të fundit, reshje më të qëndrueshme mund të presim ditëve të fundjavës.

“Koncentrimi i ndotësve mbetet i lartë edhe ditën e nesërme, me vlera të kualitetit të ajrit të pashëndetshme, e me kalimin e frontit, nga nesër mbrëma dhe të enjten, ndotësit do të shpërndahen, e vlerat e ajrit do të zbresin në të mira dhe mesatare”, thekson PW.

LEXO EDHE:  Moti sot në Suharekë, kështu priten të jenë temperaturat

Parashikimi për datat 30-31 tetor:

30.10.2019 – Më freskët, vransira dhe intervale me diell. Në mbrëmje vonë mundësi për riga lokale shiu. Erë mesatare nga verilindja 3-8m/s. Indeksi UV: 2.

31.10.2019 – Kryesisht vranët dhe më ftohtë. Herët në mëngjes vende-vende mundësi për riga shiu. Erë mesatare nga verilindja 3-8m/s. Indeksi UV: 2.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.