Ja deri kur do të zgjasin temperaturat e larta në Suharekë

22.10.2019

Temperaturat pothuajse të njëjta me ato të stinës së verës, po mbizotërojnë edhe në këtë stinë të vjeshtës, por se deri kur do të vazhdojnë këto temperatura ka folur meteorologu, Sylë Tahirsylaj. Temperaturat e larta pritet të përfundojnë në fund të kësaj jave, kështu paralajmëroi eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj. “Temperaturat e larta në vendin […]

Ja deri kur do të zgjasin temperaturat e larta në Suharekë Foto: Ilustrim

Temperaturat pothuajse të njëjta me ato të stinës së verës, po mbizotërojnë edhe në këtë stinë të vjeshtës, por se deri kur do të vazhdojnë këto temperatura ka folur meteorologu, Sylë Tahirsylaj.

Temperaturat e larta pritet të përfundojnë në fund të kësaj jave, kështu paralajmëroi eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj.

“Temperaturat e larta në vendin tonë do të mbizotërojnë deri në fund të kësaj jave. Pastaj pritet ulje e temperaturave, priten edhe riga të dobta shiu”, tha Tahirsylaj për Ballkani.info.

Ndryshe,sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës këtë verë 13 gushti ka qenë dita më e nxehtë e vitit 2019, temperatura atë ditë ka shënuar 38 gradë celsius.