Inspektorët e Suharekës autorizohen të punojnë pas orarit të punës

17.07.2019

Në një njoftim për qytetarët nga Drejtoria e Inspeksionit të Komunës së Suharekës, thuhet se Inspektorët e kësaj komune do të punojnë edhe pas orarit të punës. Sipas Drejtorisë së Inspeksionit të Komunës së Suharekës për shkak të rritjes së vëllimit të punëve sezonale në muajt në vazhdim, inspektorët e kësaj komune janë autorizuar që […]

Inspektorët e Suharekës autorizohen të punojnë pas orarit të punës Foto: Ilustrim

Në një njoftim për qytetarët nga Drejtoria e Inspeksionit të Komunës së Suharekës, thuhet se Inspektorët e kësaj komune do të punojnë edhe pas orarit të punës.

Sipas Drejtorisë së Inspeksionit të Komunës së Suharekës për shkak të rritjes së vëllimit të punëve sezonale në muajt në vazhdim, inspektorët e kësaj komune janë autorizuar që të punojnë edhe pas orarit të punës.

Ky vendim nga kjo drejtori është në të mirë dhe në interes të qytetarëve të Komunës së Suharekës, për arsye që inspektorët të kujdesen në gjdo moment dhe kohë për qytetarët.

“Drejtoria e Inspeksionit do të kryejë inspektime dhe do të ju përgjigjet të gjithë ankesave dhe kërkesave të qytetarëve, duke qenë gjithmonë në shërbim të tyre”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Suharekës.