27.09.2019, 10:45

Haradinaj merr pjesë në festën tradicionale “Festari 2019″

Kandidati për kryeministër nga AAK-ja, Ramush Haradinaj po merr pjesë në festën tradicionale “Festari 2019″, në Suharekë.

Haradinaj ka zhvilluar një takim me kryetarin e komunes, Bali Muharremaj.

E, më pas ai ka parakaluar nga Komuna deri te Muzeu i Qytetit, për të marrë pjesë në ekspozitën e prodhimeve vendëse.

Ndërsa duke filluar nga ora 13:00 do të marrë pjesë në organizimin e lojërave popullore dhe ne 13:30 në degustimin e verës dhe vjeljen e rrushit.

Kujtojmë që “Festari” tashmë festohet çdo vit dhe organizohet çdo herë në javën e fundit të muajit shtator.

LEXO EDHE:  Mbahet ligjëratë sensibilizuese kundër kancerit të gjirit në fshatin Studençan
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.