Herolind Bytyçi
14.05.2019, 16:27

Golden Eagle i jep “energji” edhe Francës

Prodhuesi vendor, Shaqir Palushi nga kompania Frutex, ka arritur që pijen energjike ‘Golden Eagle’ ta eksportojë edhe në shtetin e Francës.

E themeluar në vitin 1994 dhe e rindërtuar mbas luftës në Kosovë në vitin 1999, firma „ Frutex“ me pronarë FA: Palushi, që nga viti 2006 nxori në treg pijen energjike“ GOLDEN EAGLE“ dhe lëngjet Relax.

Golden Eagle falë cilësisë së shpejti u bë pija energjike e preferuar në Kosovë e tani më eksportohet edhe në shumë shtete të botës, deri në Afrikën e largët.

‘Golden Eagle & Relax” nga sot edhe në tregun e Francës, ka njoftuar drejtori, Shaqir Palushi.

Pija energjike më e kërkuara në Kosovë, prezente në treg që nga vitet 2000, Golden Eagle sjell energji, freski dhe rrit koncentrimin. Është e njohur si pije që rrit përqendrimin, duke larguar lodhjen dhe gjumin. Është pija idelae për të rezistuar orarit të punës gjatë natës