Ftesë për aplikim për pjesëmarrje në trajnime për mbledhje, kultivim dhe përpunim të Frutave të Malit

13.06.2019

Projekti SWEI (Fuqi Punëtore e Shkathët për Integrim Ekonomik/Skilled Workforce for Economic Integration) është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar Shqipëri-Kosovë dhe ka për qëllim krijimin e fuqisë së shkathët punëtore në për të ju përgjigjur kërkesave të tregut të punës. Në kuadër të projektit SWEI do të […]

Ftesë për aplikim për pjesëmarrje në trajnime për mbledhje, kultivim dhe përpunim të Frutave të Malit Foto: Ilustrim

Projekti SWEI (Fuqi Punëtore e Shkathët për Integrim Ekonomik/Skilled Workforce for Economic Integration) është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar Shqipëri-Kosovë dhe ka për qëllim krijimin e fuqisë së shkathët punëtore në për të ju përgjigjur kërkesave të tregut të punës.

Në kuadër të projektit SWEI do të organizohen 4 grupe të trajnimeve, ku do të marrin pjesë 80 të rinj dhe të reja nga zona kufitare Shqipëri-Kosovë, në Kosovë janë të përfshira komunat Prizren, Dragash, Rahovec, Suharekë, Malishevë dhe Mamushë.

Numri i trajnimeve është gjithsejtë 4 grupe me nga 20 të rinj, 2 trajnime në Shqipëri (1 trajnim për Frutat e malit dhe 1 trajnim për Bimët Mjekësore) dhe 2 trajnime në Kosovë (1 trajnim për Frutat e malit dhe 1 trajnim për Bimët Mjekësore).