Fshatit Bukosh po i rregullohet infrastruktura rrugore

17.07.2019

Në fshatin Bukosh, po rregullohet rruga “Bardhi” e cila kjo rrugë është me rëndësi për banorët e kësaj lagje. Komuna e Suharekës po i vazhdon punimet me intensitet të lartë në rregullimin e infrastrukturës rrugore në fshatin Bukosh. Po ashtu rregullimi i infrastrukturës rrugore po vazhdon edhe në shumë fshatra të tjerë të kësaj komune. […]

Fshatit Bukosh po i rregullohet infrastruktura rrugore Foto: Ilustrim

Në fshatin Bukosh, po rregullohet rruga “Bardhi” e cila kjo rrugë është me rëndësi për banorët e kësaj lagje.

Komuna e Suharekës po i vazhdon punimet me intensitet të lartë në rregullimin e infrastrukturës rrugore në fshatin Bukosh.

Po ashtu rregullimi i infrastrukturës rrugore po vazhdon edhe në shumë fshatra të tjerë të kësaj komune. Për të parë nga afër ecurinë e punimeve, ka shkuar kryetari i Komunës së Suharekës, z.Bali Muharremaj së bashku me mbikqyrësit e projekteve. 

Kryetari Muharremaj edhe kësaj here ka kërkuar nga punëkryersi që punët të përfundojnë me afat të përcaktuar dhe me cilësi maksimale.

“Kudo në Komunën e Suharekës puna po vazhdon dhe ne jemi të përkushtuar, që punimet të zhvillohen më së miri”, ka thënë kryetari Muharremaj.