Frutex shpallet eksportuesi i vitit 2018

18.12.2018

Kompania vendore Frutex nga Suhareka është shpalluar eksportuesi i vitit 2018. Njoftimin e ka konfirmuar pronari i kompanisë Frutex, z.Shaqir Palushi. Çmimin si eskportues i vitit Frutex e ka marrë nga Oda Ekonomike e Kosovës. Frutex përveq tregut vendor operon në mbarë botën me produktet e tij. Kujtojmë se muaj më parë pija energjike Golden Eagle […]

Frutex shpallet eksportuesi i vitit 2018 Foto: Ilustrim

Kompania vendore Frutex nga Suhareka është shpalluar eksportuesi i vitit 2018. Njoftimin e ka konfirmuar pronari i kompanisë Frutex, z.Shaqir Palushi.

Çmimin si eskportues i vitit Frutex e ka marrë nga Oda Ekonomike e Kosovës. Frutex përveq tregut vendor operon në mbarë botën me produktet e tij.

Kujtojmë se muaj më parë pija energjike Golden Eagle kishte zënë vendin e dytë në Kosovë si brendi më i besueshëm për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kjo ka motivuar edhe më shumë pronarin z.Shaqir Palushi pasi që si viteve të kaluara edhe këtë vit ka shprëndarë 100 bursa për studentë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës.