Herolind Bytyçi
10.05.2019, 18:35

Frutex “relakson” edhe Hungarin

Prodhuesi vendor, Shaqir Palushi nga kompania Frutex, arriti që pijen ‘Relax’ ta eksportojë edhe në shtetin e Hungarisë.

E themeluar në vitin 1994 dhe e rindërtuar mbas luftës në Kosovë në vitin 1999, firma „ Frutex“ me pronarë FA: Palushi, që nga viti 2006 nxori në treg pijen energjike“ GOLDEN EAGLE“ dhe lëngjet Relax.

Relax falë cilësisë së shpejti u bë pija e preferuar në Kosovë e tani më eksportohet edhe në shumë shtete të botës, deri në Afrikën e largët.

‘Relax” nga sot edhe në Hungari, ka njoftuar drejtori, Shaqir Palushi.