Frutex përfaqëson denjësisht Kosovën në Stamboll

07.09.2019

Kompania prodhuese nga Suhareka, “Frutex”, është pjesëmarrëse në panairin ndërkombëtar të Stambollit, “ World Food Istambull ”. Ky panair mbahet në Stamboll nga data 4 shtaor deri më 7 shtator dhe në të prezantohen produktet nga mbarë bota. Prodhimet “Made in Kosova” po përfaqësohen denjësisht nga Frutex në këtë panair, ku kjo kompani prezanton produktet […]

Frutex përfaqëson denjësisht Kosovën në Stamboll Foto: Ilustrim

Kompania prodhuese nga Suhareka, “Frutex”, është pjesëmarrëse në panairin ndërkombëtar të Stambollit, “ World Food Istambull ”.

Ky panair mbahet në Stamboll nga data 4 shtaor deri më 7 shtator dhe në të prezantohen produktet nga mbarë bota.

Prodhimet “Made in Kosova” po përfaqësohen denjësisht nga Frutex në këtë panair, ku kjo kompani prezanton produktet e saj si pija energjike Golden Eagle dhe lëngjet Relax.

„GOLDEN EAGLE“ falë cilësisë së shpejti u bë pija më e preferuar energjike në Kosovë e tani më eksportohet edhe në shumë shtete të botës, deri në Afrikën e largët.

Kompania për prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjetike “Frutex”, nga Suhareka, që një dekadë arritur që produktet e saj t’i eksportojë në shumicën e vendeve të rajonit, por edhe në Austri, Itali, Afrikë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kompania Frutex nga Suhareka është njëra ndër kompanitë më të suksesshme prodhuese në Kosovë. Ajo prodhon pije energjike “Golden Eagle” si dhe lëngjet “Relax”. Cilësia dhe kualiteti i produkteve ka bërë që produktet e saj të jenë të shtrira në mbi 20 vende botërore.