Çlirim Gashi
09.05.2019, 17:36

Fillon mbjellja e luleve në hapësirat publike në Suharekë

Komuna e Suharekës e cila drejtohet nga Bali Muharremaj ka nisur mbjelljen e luleve në hapësirat publike në këtë qytet.

Aksionit për mbjelljen e luleve në qytetin e Suharekës, i është bashkuar vet kryetari i kësaj komune.

Me këtë rast, Bali Muharremaj ka theksuar se mbjellja e luleve do t’ia kthejë Suharekës pamjen e bukur në hapësirat publike.“Ka filluar mbjellja e luleve në qytet, e cila do ta kthejë pamjen e bukur në hapësirat publike”, ka thënë Muharremaj.