Filloi zgjerimi i rrugëve fushore në fshatin Semetisht

15.08.2019

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, po e vazhdon projektin e premtuar “Hapja e Rrugëve fushore”, ku sot ka filluar të bëhet zgjerimi i rrugëve fushore në fshatin Semetisht. Angazhimi më i madh për hapjen e rrugëve fushore është tek fshatrat që bujqësia është më e zhvilluar. Me hapjen e këtyre rrugëve fushore, bujqit […]

Filloi zgjerimi i rrugëve fushore në fshatin Semetisht Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, po e vazhdon projektin e premtuar “Hapja e Rrugëve fushore”, ku sot ka filluar të bëhet zgjerimi i rrugëve fushore në fshatin Semetisht.

Angazhimi më i madh për hapjen e rrugëve fushore është tek fshatrat që bujqësia është më e zhvilluar. Me hapjen e këtyre rrugëve fushore, bujqit do ta kenë më të lehtë që të depërtojnë në tokat e tyre për ti punuar.

Në hapjen e këtyre rrugëve fushore, kanë qenë prezent shumë banor të fshatit, ku edhe falënderuan Kryetari Muharremaj dhe stafin e tij për punët që po i kryejnë si në fshatin Semetisht ashtu edhe në fshatrat e tjera të komunës.

Kujtojmë se projekti i zgjerimit të rrugëve fushore u realizua në fshatrat si: Reshtan, Vraniq, Nepërbisht, Mushtisht, Peqan, Krushicë e Poshtme, Bukosh e do të vazhdojë edhe në shumë fshatra tjerë të Suharekës.