Edhe në fshatin Sallagrazhdë po rregullohen rrugët lokale

17.08.2019

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se kanë filluar punimet për rregullimin e rrugëve lokale në fshatin Sallagrazhdë. Në fshatin Sallagrazhdë po vazhdon rregullimi i rrugëve lokale, të cilat janë në interes të banorëve të këtij fshati. Banorët e Rrugës “Luke Simoni” do ta kenë infrastrukturën shumë më të mirë dhe me […]

Edhe në fshatin Sallagrazhdë po rregullohen rrugët lokale Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se kanë filluar punimet për rregullimin e rrugëve lokale në fshatin Sallagrazhdë.

Në fshatin Sallagrazhdë po vazhdon rregullimi i rrugëve lokale, të cilat janë në interes të banorëve të këtij fshati.

Banorët e Rrugës “Luke Simoni” do ta kenë infrastrukturën shumë më të mirë dhe me këtë proces po krijohen kushte shumë më të mira.

Sipas Kryetarit Muharremaj rregullimi i infrastrukturës është njëri prej prioriteteve të qeverisjes së tij dhe se do të mbetemi të përkushtuar në rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Gjatë punimeve në rregullimin e rrugëve lokale në fshatin Sallagrazhdë, ishin të pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj së bashku me stafin e tij.

Kryetari Muharremaj gjatë takimit me banorët prezent gjatë punimeve ka thënë se: “Rregullimi i infrastrukturës është njëri prej prioriteteve tona dhe në këtë aspekt puna jonë nuk do të ndalet”.