Drejtori i Arsimit vizitë pune në shkollën e fshatit Leshan me përfaqësuesen e organizatës “Karl Kübel Stiftung für Kind und Familie”

13.11.2019

Drejtori Arsimit në Komunën e Suharekës, z.Remzi Bytyqi ka pritur në takim pune, përmes vizitës në SHFMU “V.P.Shkodrani” në Leshan me përfaqësuesen e organizatës “Karl Kübel Stiftung für Kind und Familie” (KKS). Znj.Sigrid Maurer nga organizata “Karl Kübel Stiftung für Kind und Familie” (KKS) së bashku me drejtorin e Arsimit, Remzi Bytyqi disktuan për gjendjen […]

Drejtori i Arsimit vizitë pune në shkollën e fshatit Leshan me përfaqësuesen e organizatës “Karl Kübel Stiftung für Kind und Familie” Foto: Ilustrim

Drejtori Arsimit në Komunën e Suharekës, z.Remzi Bytyqi ka pritur në takim pune, përmes vizitës në SHFMU “V.P.Shkodrani” në Leshan me përfaqësuesen e organizatës “Karl Kübel Stiftung für Kind und Familie” (KKS).

Znj.Sigrid Maurer nga organizata “Karl Kübel Stiftung für Kind und Familie” (KKS) së bashku me drejtorin e Arsimit, Remzi Bytyqi disktuan për gjendjen e arsimit të komunitetit Rom, Egjiptian dhe Ashkali, si dhe u diskutua rreth projektit “Prospekt 3”, i cili zbatohet nga organizata “Nevo Koncepti” dhe “KFOS”-i.

Drejtoria e Arsimit dhe drejtori Remzi Bytyqi, e ka falënderuar Ministrinë për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik të Gjermanisë, KKS dhe KFOS për përkrahjen financiare për zbatimin e projekteve në fushën e arsimit, shëndetësisë, çështjeve sociale dhe punësueshmërisë në Gelancë, Leshan dhe Tërrnje.