13.08.2019, 9:39

Dëmtohet parku i qytetit, reagon Bali Muharremaj

Pas dëmtimit me masë të madhe nga duar të pamëshirshme, të papergjegjshëm dhe të paqytetëruar të parkut të qytetit, Kryetari i Komunës së Suharekës, z.Bali Muharremaj ka reaguar ndaj këtyre veprimeve të pahijshme dhe jodinjitoze që mbi të gjitha shkatërrojnë pasurinë dhe buxhetin e vet qytetarët dhe imazhin e qytetit.

Pavarësisht nga kush mund të jenë nxitur apo çfarë inatesh të motivuara, ky gjest cilësohet si i shkallës më të ulët të mundshme të shkatërrimit të parkut të qytetit, përkatësisht fushën e shahut.

Kjo fushë e shahut ishte me pamje më të mirë, por nga persona të pandërgjegjshëm është dëmtuar shumë.

Kryetari Muharremaj ka premtuar se ky park do të rregullohet sërish dhe se do të ketë shtesë hapsira të gjelbërta dhe parqe për të gjitha moshat, kudo ku janë të nevojshme.

LEXO EDHE:  Asistenca sociale për 520 familje nga Suhareka e mjaftueshme vetëm për të mbijetuar

Kujtojmë se parku i qytetit ishte përuruar para dy jave. Një plan ky modern, që i ngjanë qyteteve evropiane, ku përveç këndit të lojërave për fëmijë, shihen edhe lojëra për penzionerët, të cilët do të mund ta kalojnë një pjesë të ditës së tyre larg monotonisë.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!