Çlirim Gashi
10.05.2019, 16:17

Delegacioni Anglez dhe Norvegjez pritet të investojnë në Suharekë

Një delegacion i përbërë nga biznesmenë anglezë dhe norvegjezë, sot janë pritur nga kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj.

Delegacioni ka ardhur për të parë mundësinë për investime energjetike dhe investime të ndryshme në Komunën e Suharekës.

Kryetari Muharremaj, i ka thënë mysafirëve se: “Do të jemi përkrah juve lidhur me projektet e juaja dhe ju falënderojmë që e keni zgjedhur Komunën tonë për investime”.

Ai ka shtuar se: Suhareka ka infrastukturë të mirë rrugore, andaj kjo bizneseve i konvenon shumë dhe se prioritet i yni është mbështetja e bizneseve që t’i krijojmë mundësi më të mira në avancimin e bizneseve të tyre”.

Mysafirët janë shprehur të kënaqur me pritjen dhe se kanë thënë se: “Për ne me rëndësi të vaçantë është siguria dhe se ne u jemi shumë mirënjohës që po na ofroni siguri për të investuar në vendin tuaj”.