Çlirim Gashi
13.06.2019, 12:02

Delegacione të ndryshme urojnë Kryetarin Muharremaj për Ditën e Çlirimit

Sot në 20 vjetorin e Çlirimit të Suharekës, që nga orët e mëngjesit kanë filluar urimet drejtuar kryetarit të Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj.

Urimi i parë ka ardhur nga delegacioni i Bashkisë së Permetit, pastaj dhe delegacione të ndryshme dhe personalitete me rëndësi po e urojnë të parin e Komunës në zyrën e tij.

Së bashku krahas urimeve po ashtu po evokojnë kujtime nga betejat e lavdishme, nga koha e luftës shumica prej të cilëve ishin pjesëmarrës dhe kontribuan për lirinë e vendit.