Çifti austriak Jungwirth ndihmon përsëri skamnorët e Komunës së Suharekës

13.09.2019

Claudia dhe Andreas Jungwirth, nga Austria të shoqëruar edhe nga dy të rinjë po kështu nga ky shtet, kanë takuar sot kryetarin Muharremaj dhe kanë bërë të ditur se kanë sjellur ndihma për familjet skamnore në Komunën e Suharekës. Andreas Jungwirth, pas luftës, në Kosovë ishte ushtarak i KFOR-it austriak i cili shërbeu në Kampin […]

Çifti austriak Jungwirth ndihmon përsëri skamnorët e Komunës së Suharekës Foto: Ilustrim

Claudia dhe Andreas Jungwirth, nga Austria të shoqëruar edhe nga dy të rinjë po kështu nga ky shtet, kanë takuar sot kryetarin Muharremaj dhe kanë bërë të ditur se kanë sjellur ndihma për familjet skamnore në Komunën e Suharekës.

Andreas Jungwirth, pas luftës, në Kosovë ishte ushtarak i KFOR-it austriak i cili shërbeu në Kampin “Casablanka” në Shirokë në vitin 2003 dhe ai së bashku me bashkëshortën e tij Claudia ka disa vite që po e viziton Kosovën dhe po ndihmon familjet skamnore me pako ushqimore.

Ky çift austriak edhe kësaj radhe ka sjell ndihma pako ushqimore për mbi 70 familje të varfëra si dhe kanë premtuar se do të ndihmojnë edhe familje tjera.

Në takim me kryetarin e Komunës Bali Muharremaj, ku ishin edhe drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale Sale Bytyçi dhe drejtori i Qendrës “Handikos”, Rexhep Kuçi, u bisedua për shumë çka që kishte të bënte me gjendjën ekonomike, për rastet që kanë nevojë të ndihmohen, ndërsa kryetari dhe drejtoresha e shëndetësisë kanë shprehur falenderim për angazhimin e çiftit Jungwirth, për të ndihmuar shtresën e varfër në Kosovë dhe për humanitetin e lartë që kanë.