Banorët e Samadraxhës njoftohen me investimet që do të bëjë Komuna

13.03.2019

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka takuar sot banorët e fshatit Samadraxhë me të cilët ka biseduar për përmirësimin e kushteve për jetesë të qytetarëve. Banorët janë njoftuar nga kryetari Muharremaj për prioritetet që do të investojë Komuna, ndërsa kryetari ka dëgjuar edhe kërkesat e banorëve të këtij fshati. Kujtojmë se zyra e […]

Banorët e Samadraxhës njoftohen me investimet që do të bëjë Komuna Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka takuar sot banorët e fshatit Samadraxhë me të cilët ka biseduar për përmirësimin e kushteve për jetesë të qytetarëve.

Banorët janë njoftuar nga kryetari Muharremaj për prioritetet që do të investojë Komuna, ndërsa kryetari ka dëgjuar edhe kërkesat e banorëve të këtij fshati.

Kujtojmë se zyra e kryetarit Muharremaj vazhdimisht është duke organizuar takime publike me të gjitha fshatrat e Komunës së Suharekës.

Sipas kryetarit takimet e tilla janë produktive dhe kanë për qëllim rritjen dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të komunës sonë.