Bali Muharremaj për ndeshjen e Kosovës: 100% Fitore Kosova

07.09.2019

Sot Kombëtarja e Kosovës në një ndeshje mjaft të rëndësishme për kualifikimet e Euro 2020 ndaj Çekisë ka fituar me rezultat 2-1. Kësaj fitoreje i është gëzuar edhe Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Kryetari Muharremaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shprehur gëzimet e tij ndaj kësaj fitoreje duke shkruar: “100% […]

Bali Muharremaj për ndeshjen e Kosovës: 100% Fitore Kosova Foto: Herolind Bytyçi

Sot Kombëtarja e Kosovës në një ndeshje mjaft të rëndësishme për kualifikimet e Euro 2020 ndaj Çekisë ka fituar me rezultat 2-1.

Kësaj fitoreje i është gëzuar edhe Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Kryetari Muharremaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shprehur gëzimet e tij ndaj kësaj fitoreje duke shkruar: “100% Fitore Kosova”.

Kujtojmë se Kosova me fitoren e sotme i ka bërë 15 ndeshje pa humbje. Golat e ndeshjes së sotme u shënuan nga Vedat Muriqi në minutën e 20′ dhe në minutën e 66′ nga Mergim Vojvoda.

Goli i Vedat Muriqit
Goli i Mergim Vojvodës