Bali Muharremaj kërkon krijimin e hapësirave gjelbëruese në shumë mjedise të Komunës

  • 01.04.2019, 17:52

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, ka ftuar sot në takim të gjithë drejtorët e drejtorive komunale, ku ata kanë raportuar për punët që kanë bërë në dikasterët që ata drejtojnë.

Gjatë këtij takimi u fol edhe rreth disciplinës në punë, ku kryetari Muharremaj, ka kërkuar që të respektohet në maksimum orari i punës dhe se të gjithë shërbyesit civil të jenë sa më efektiv dhe sa më shumë në shërbim të qytetarëve.

Në vazhdim u diskutua edhe për organizimin e aksionit gjithëpërfshirës për pastrimin e ambientit si dhe për fillimin sa më të shpejt të krijimit të hapsirave gjelbëruese në shumë mjedise të Komunës sonë.

Nga kryetari i Komunës të gjithë drejtorët kanë marrë edhe obligime tjera për javët në vazhdim.

Të tjera