Bali Muharremaj: Çdo biznes apo institucion obligohet ta pastrojë hapsirën publike para objektit

  • 14.03.2019, 10:38

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se, secili biznes/institucion, tash e tutje obligohet që hapësirën para lokalit apo objektit ta pastroj çdo ditë, me qëllim të mirëmbajtjes së ambientit.

Postimi i plotë:

Secili biznes/institucion, tash e tutje obligohet që hapsirën para lokalit apo objektit ta pastroj çdo ditë, me qëllim të mirëmbajtjes së ambientit.

Për zbatimin e kësaj obligohet Drejtoria e Inspekcionit dhe Policia, të cilat si institucione kujdesen sipas ligjeve në fuqi për zbatimin e urdhëreses.

Gradualisht ne do të kemi hapa konkret për ruajtjen e ambientit, i cili është i të gjithëve.

Të tjera