Muharremaj: Asnjë punim jo cilësor i projekteve mos të pranohet

15.07.2019

Sot u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit të Drejtorëve. Sot, në takimin e rregullt javor të Këshillit të Drejtorëve, kryetari i Komunës Bali Muharremaj, ka kërkuar nga drejtorët e drejtorive që asnjë projekt i punuar nga operatorët ekonomik të kontraktuar, mos të pranohet pa u vërejtur cilësia e punimeve.  Në takim, u diskutuar për […]

Muharremaj: Asnjë punim jo cilësor i projekteve mos të pranohet Foto: Ilustrim

Sot u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit të Drejtorëve.

Sot, në takimin e rregullt javor të Këshillit të Drejtorëve, kryetari i Komunës Bali Muharremaj, ka kërkuar nga drejtorët e drejtorive që asnjë projekt i punuar nga operatorët ekonomik të kontraktuar, mos të pranohet pa u vërejtur cilësia e punimeve. 


Në takim, u diskutuar për punët që janë duke u kryer në Komunën e Suharekës dhe për projektet në vazhdim. 


Kryetari është interesuar për projektet e secilës drejtori dhe ka kërkuar nga drejtorët angazhim maksimal në mbarëvajtjen e punëve, si në drejtori ashtu edhe në terren.

” Projektet do të vazhdojnë dhe nga të gjitha drejtoritë, kam kërkuar angazhim shtesë deri në realizimin e tyre.

Poashtu kam kërkuar që asnjë projekt i punuar nga operatorët ekonomik, të mos pranohet pa pasur cilësi të punimeve”, tha kryetari Bali Muharremaj.