09.08.2019, 8:48

Asfaltohet rruga “Shqiptari” në Studençan e cila lidhë rrugën regjionale Suharekë-Rahovec

Komuna e Suharekës, përmes një komunikate njofton se ka përfunduar asfaltimi i rrugës “Shqiptari” në fshatin Studençan, e cila kjo rrugë lidhë rrugën regjionale Suharekë-Rahovec.

Në fshatin Studençan, më në fund u asfaltua rruga “Shqiptari”, rrugë e cila është me rëndësi të veçantë për banorët e kësaj lagje.

Gjatë punimeve në asfaltimin e rrugës në fshatin Studençan, ishin të pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Kryetari Muharremaj gjatë kësaj vizite u shpreh: “Në Studençan po përfundon Rruga “Shqiptari”, e cila përveq që iu shërben banorëve, kjo rrugë e lidhë edhe rrugën regjionale Suharekë-Rahovec”.

LEXO EDHE:  Moti sot në Suharekë