11.09.2019, 18:04

AAK në Suharekë, paska gjetur “zgjidhje” për të mbuluar shpenzimet e fushatës elektorale!

Dega e LDK-së në Suharekë ka reaguar lidhur me dhënien e kontratës “Rregullimi i rrugës Brigada 123 Qender-Suharekë- Sheshi në Suharekë” kompanisë “Hidroterm” .

“Kur pushtetarët pasurohen, populli varfërohet. Me sa duket nuk u mjaftoi rritja e pagave për veten e tyre. Dhe vazhdojnë plaçkitjen e mëtutjeshme të qytetarëve, që nënkupton varfërim të mëtutjeshëm. Pastaj nënshtrim më të lehtë.

Kjo praktikë e cila është bërë formulë qeverisëse nga AAK duhet të ndalohet menjëherë.

LDK dega në Suharekë, po i përcjell me shqetësim këto zhvillime dhe fton qytetarët të ndëshkojnë këta lloj politikanësh duke mos i votuar ata! ” thuhet në reagimin e LDK-së.

Kujtojmë se fillimisht kishte reaguar LVV në Suharekë duke thënë se “Në këtë kohë fushate, Blerim Kuçi (kandidat për deputet nga AAK) shpërblehet me tender 1.7 milion euro.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Therandë është duke e përcjellur me kujdes kontratën me titull “Rregullimi i rrugës Brigada 123 Qender-Suharekë -Sheshi në Suharekë”

Më datë 13.08.2019 ka qenë takimi për hapjen e ofertave për këtë tender në të cilin kanë ofertuar 4 Operator Ekonomik, ndërsa më datë 04.09.2019 është shpallur fituesi i kësaj kontrate.

LEXO EDHE:  [VIDEO] Për herë të parë në Suharekë themelohet Komiteti Lokal për Siguri Publike
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.